Rusët e arratisur nga lufta kërkojnë azil në Gjermani

23 Prill 2024 | 10:34

Gjithnjë e më pak rusë që refuzojnë luftën në Ukrainë po marrin azil në Gjermani. Sipas autoriteteve gjermane ata nuk rrezikohen, por të prekurit mendojnë ndryshe dhe kanë frikë nga kthimi në Rusi.

Më fund të shkurtit, Oleg Ponomarjov mori përgjigjen negative për kërkesën e azilit nga Zyra Federale e Migracionit dhe Refugjatëve, BAMf në Gjermani. Sipas autoriteteve ai nuk kërcënohet nga ndonjë rrezik në Rusi dhe duhet të largohet nga Gjermania brenda 30 ditësh, ndryshe duhet të presë dëbimin. Ponomarjov është i dëshpëruar.

Ai ka frikë, se me hyrjen në Rusi do të arrestohet dhe do të dërgohet në luftime në Ukrainë.

“Gjendja në Rusi po keqësohet, mobilizimi i përgjithshëm është në prag dhe niveli i aftësive të mia dhe patenta do të më lejonin të përdorja automjete ushtarake”, thotë rusi i ri. Oleg Ponomarjov erdhi në shtator 2022 në Gjermani, pas mobilizimit të pjesshëm në Rusi.

Atëherë kancelari gjerman, Olaf Scholz tha, se qytetarët rusë që nuk duan të luftojnë në luftën që ka nisur Rusia me shkelje të së drejtës ndërkombëtare mund të kërkojnë mbrojtje në Gjermani.

Për këtë arsye Ponomarjov kërkoi azil në Gjermani. Ndërkohë që priste përgjigjen për azilin, ai mësoi gjermanisht dhe punoi vullnetarisht në një qendër integrimi për rusishtfolësit. Më pas erdhi edhe gruaja që kërkoi po ashtu azil. Ponomarjov mendon se kjo përgjigje nuk është e drejtë. “Nga ne pritet që të shprehemi dhe të jemi aktivë, dhe pastaj na mohohet azili. Vetëm nga ajo që kemi marrë pjesë në protesta këtu, mund të shkojmë në burg në Rusi sipas disa neneve të ligjit atje”. Ponomarjov ka qenë pjesë e disa protestave kundër luftës para ambasadës ruse në Berlin. Ai ka frikë se mund të akuzohet për “diskreditim të ushtrisë ruse”.

Një i ri tjetër, Dmitrij (emri i ndryshuar) pas vizitës në qendrën e shërbimit ushtarak rus u arratis menjëherë. Atij iu dhanë disa orë kohë që të bënte gati valixhen, por Dmitrij u fsheh dhe më pas u largua nga vendi. Në Rusi ai u angazhua kundër luftës duke shkruar grafite kundër luftës në murdhe ka përgatitur postera, por më shumë nuk mund të them, thekson ai. Po për autoritetet gjermane kjo nuk është provë e mjaftueshme, se ai rrezikohet në vendlindje. “Mendohet se jam i sigurt në Rusi”, thotë ai me ton sarkastik. “Vetë kanë frikë të luftojnë kundër regjimit të Putinit, por u bëjnë thirrje rusëve që të ngrihen kundër”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026