Rusët pas ‘Shtëpisë së Verdhë’, ish-ministri i Drejtësisë zbulon pse u lejua që EULEX të futej në Shqipëri

9 Nëntor 2020 | 15:31

Në vitin 2012, Shqipëria dha i dritën jeshile që EULEX që të hetonte në territorin shqiptar për gjetjet e raportit të Dick Mary se, UÇK në Shqipëri kishte kryer krime kundër njerëzimit.

Ish-Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi në një intervistë për Euronews Albania tregon arsyen se përse ky ligj ishte i domosdoshëm për kohën ku krahas mbështetjes së partnerëve amerikanë, një palë e tretë që kishte qëllime krejtësisht të tjera.

“Ka pasur një skenar të nxitur nga Rusët në atë kohë se në rast se Shqipëria dhe vendet e tjera nuk do të autorizonin për të verifikuar pretendimet spekulante të Dick Marty, atëherë do të kërkohej që Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të detyronte marrjen e masave nga një njësi e Këshillit të Sigurimit dhe jo EULEX dhe kishte një qasje pro ruse. Kjo ishte edhe qasja që partnerët ndërkombëtar sugjeruan”, tha Halimi.

Rezoluta e miratuar në vitin 2011 në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës që fliste për raportin e Dick Marty ka nxitur shumë debate politike ditët e fundit në Tiranë. Por për ish-Ministrin Halimi, veprimet e bëra nga ekzekutivi shqiptar në atë kohë mbrojtën vlerat e UÇK-së.

“Për mua do të ishte e paimagjinueshme që të refuzohej një hetim ndaj një raporti tërësisht spekulativ. Mendoj që është veprimi i duhur që duhet ta bënte çdo kryeministër dhe mendoj që ka qenë radha e PD dhe mendoj se e ka bërë duke i bërë një nder të gjithë luftë së Kosovës për të dëshmuar se ai raport ishte tërësisht spekulativ nga fillimi në fund”, u shpreh ish-ministri i Drejtësisë.

Por çfarë rezultatesh prodhuan hetimet e Task-Forcës së EULEX në Shqipëri për akuzën e trafikimit të organeve?

“Kjo ishte një çështje kombëtare për të zbardhur, edhe sipas informacioneve që kam, që të gjitha pretendimet e Dick Mary ishin spekulative dhe u vërtetua me anë të procedurave që këto ishin spekulative. Pra që nuk ekzistonte asnjë shtëpi e verdhë dhe nuk ekzistonte asnjë nga historitë imagjinare të atij raporti”, deklaroi z. Halimi.

Debati për luftën e UÇK-së u rikthye sërish në qendër të vëmendjes, pasi drejtuesit e kësaj lufte janë akuzuar nga prokuroria Speciale për krime kundër njerëzimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026