Rusët premtojnë hapjen e korridoreve të evakuimit në Mariupol

1 Prill 2022 | 11:25

Ditën e sotme, forcat ruse kanë njoftuar se do të rihapin korridorin e evakuimit të qytetit të Mariupolit me kërkesë të liderëve francezë dhe gjermanë.

Sipas raportimit të zyrtarëve, më shumë se 100,000 civilë janë bllokuar në qytetin jugor.

Një ukrainas njoftoi se disa autobusë evakuimi që udhëtonin për në Mariupol u mbajtën në një pikë kontrolli rus, ku u konfiskuan 14 tonë ndihma humanitare për në Melitopol.

Presidenti i Ukrainës nuk ka dhënë shumë detaje për këtë pjesë, por vetëm ka deklaruar se ai ka shkarkuar dy gjeneralë për shkak se nuk kanë mbështetur atdheun e tyre.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg  ka paralajmëruar se forcat ruse nuk do tërhiqen, por ato po ripozicionohen duke mbajtur nën presion Kievin dhe qytetet e tjera. Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë thonë se rusët mund të rigrupohen në Bjellorusi.

Ndërkohë, bombardime të rënda janë raportuar në Ukrainën lindore mes një ndryshimi të dukshëm nga Rusia për të ridrejtuar përpjekjet ushtarake në rajonin e Donbasit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s

Policia belge arrestoi të premten një praktikante në selinë strategjike të NATO-s të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), duke dyshuar se ajo “spiunonte në emër...
11:06 | 25/07/2026

Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia

Parlamenti i Letonisë miratoi ndryshime ligjore që kufizojnë importin e një game mallrash të konsumit rusë dhe bjellorusisht që nuk mbulohen ende nga sanksionet e...
10:19 | 25/07/2026

Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë u regjistrua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) pak pas mesnatës, me epiqendër në Pizzone, një komunë...
10:02 | 25/07/2026