Rusët ‘shpëtojnë’ Turqinë, turistët e ndihmojnë të përballojë inflacionin

15 Shtator 2022 | 11:13

Turizmi në Turqi po rimëkëmbet pas dy vitesh të vështira për shkak të pandemisë.

Vizitorët e huaj janë burimi kryesor i të ardhurave në restorantin e peshkut të Niko Valdes, i cili ndodhet në bregun e Bosforit në Stamboll. Por këtë vit ai po përballet mes disa sfida.

“Për kartat e kreditit kemi problem të madh. Rusët që vijnë në restorant kanë karta krediti, kemi pajisjen por nuk funksionon.  Nuk është dicka e këndshme, unë nuk jam I lumtur, klientët e mi nuk janë të lumtur. Për rusët është e vështirë”, u shpreh ai.

Çdo biznes që mund të marrë Turqia është jetik për ekonominë e saj të vështirë, e cila tani po përballet me  një normë zyrtare inflacioni në më shumë se 80 përqind.

Kjo ka vënë në presion të madh popullaritetin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Ekonomisti Can Selcuki tha se të ardhurat nga turizmi janë veçanërisht të rëndësishme këtë sezon pasi Erdogan do të përballet me zgjedhjet e tij më të vështira vitin e ardhshëm. Statistikat e qeverisë thonë se Rusia ishte burimi i dytë më i madh për sektorin kyç të turizmit të Turqisë me afro 2.2 milionë njerëz që e vizituan në 7 muajt e parë”, thotë Can Selcuki, ekonomist.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026