Rusia balancon humbjet; vëllimet e karburanteve u ulën, por janë rritur çmimet

13 Qershor 2022 | 13:34

Pavarësisht sanksioneve evropiane, Moska duhet të fitojë ende shumë para falë shitjes së karburanteve të saj fosile.

Rusia ka mbledhur 93 miliardë euro të ardhura pas 100 ditësh luftë. Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga CREA (Qendra për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër) vëllimet janë ulur, por rritja e çmimeve po e kompenson këtë rënie. Sipas studimit çmimet e eksportit do të ishin 60% më të larta se vitin e kaluar.

“Të dhënat dhe raportet më të fundit që ne kemi sugjerojnë se Rusia po fiton në ditë rreth 1 miliard euro nga eksportet e lëndëve djegëse fosile, globalisht, ku një pjesë e madhe është treg evropian. Vlerësimet janë se kjo luftë po i kushton Rusisë edhe rreth një miliardë euro në ditë. Pra, ka njëfarë barazie midis asaj që Rusia merr çdo ditë në importet e energjisë dhe asaj që shpenzon për financimin e luftës së saj”, thotë Ben McWilliams, studiues në institutin Bruegel.

BE-ja mbetet klienti kryesor i Rusisë. Sipas qendrës kërkimore, Shtetet Anëtare të unionit importuan rreth 60% të lëndëve djegëse fosile. Të 27 vendet kanë ndërmarrë një seri sanksionesh ndaj Moskës  duke përfshirë një embargo deri në fund të vitit ndaj naftës ruse. Por ndikimi i tyre do të mbetet i kufizuar dhe mund të shkaktojë trazira.

“Embargoja e naftës ka një vonesë shumë të gjatë. Do të thotë ne do të vazhdojmë të importojmë naftë nga Rusia deri në fund të këtij viti. Dhe rreziku është që të krijojmë shumë zhurmë në tregje dhe t’i trembim ato . Çmimet janë të larta dhe ende importohet naftë për gjashtë muajt e ardhshëm. Rusia edhe duke eksportuar vëllime të ulëta mund të ketë akoma fitime më të larta me këto çmime  të larta”, shprehet Ben McWilliams.

Dhe Pavarësisht përpjekjeve evropiane për të reduktuar varësinë e tyre energjetike, kërkesa globale mbetet e lartë. Prandaj Moska pret të nxjerrë më shumë fitime këtë vit nga eksportet e saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë

Një shpërthim i sëmundjes së legjionarëve ka sëmurë dhjetëra njerëz në New York City teksa është regjistruar edhe viktima e pare. Zyrtarët nuk dhanë informacione shtesë në...
09:49 | 18/07/2026

Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane

Irani nisi sulme të reja ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik të shtunën, pas natës së shtatë radhazi të sulmeve amerikane që synonin vendet...
09:26 | 18/07/2026

Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës

Policia zbuloi të premten varkën që u fundos këtë javë në Gjirin e San Franciskos, pasi nxori trupin e një personi të zhdukur një ditë më parë....
09:21 | 18/07/2026