Rusia bllokon transmetimin e Euronews, shkak raportimi nga Ukraina
Autoriteti rus mediatik ka bllokuar transmetimin e Euronews në Rusi, si pasojë e raportimeve për luftën në Ukrainë.
“Ne e dënojmë me vendosmëri këtë masë të patolerushme të marrë kundër miliona qytetarëve rusë të cilët varen nga ne për të lexuar artikuj të paanëshëm, në mes të një vorbulle dezinformimi dhe propagande”, thuhet në reagimin e Euronews.
Euronews bën thirrje për respektimin e nenit 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut mbi lirinë e shtypit. Kompania mediatike hedh poshtë akuzat për “lajme të rreme” apo edhe se kjo media ka thirrur njerëzit në protestë.
“Sipas nenit të 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, pjesë e të cilës është edhe Rusia Euronews, i bëjmë thirrje autoritetit mediatik rus që të shfuqizojë urdhrin kundër Euronews dhe të lejojë qytetarët rusë të formojnë opinionet e tyre pa pasur ndërhyrje të jashtme si dhe të kenë të drejtën e informacionit dhe ideve të papanshëme, të cilat mund t’i marrin me anë të çdo lloj kanali mediatik”, thuhet në deklaratë.
Kompania Euronews ka të drejtën që të ndërmarrë çdo lloj nisme ligjore në mënyrë që të vazhdojë e lirë transmetimin e të vërtetës në Rusi.
Për më shumë se 20 vite, oferta në treg e Euronews në gjuhën ruse, ka qenë një prej burimeve të informacionit të pavarur më të rëndësishëm për miliona rusë.
Euronews nuk është vetëm media ndërkombëtare më e shikuar në Rusi por edhe më e njohura dhe më e besuara.
“Miliona rusë të cilët na besojnë, gjithashtu vlerësojnë vlerat tona themelore të pavarësisë, paanshmërisë dhe pluralizmit. Censura e papranueshme me të cilën po përballemi s’është tjetër veçse provë që mbulimi ynë ka vazhduar, qysh prej fillimit të luftës, t’iu qëndrojë i vërtetë vlerave tona. Ne nuk do të bëjmë kompromise, as nuk do të kërkojmë falje për atë që jemi”, thuhet më tej në reagim.
Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:46 Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)
- 16:32 Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
- 16:13 Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
- 16:06 Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:04 Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt