Rusia dëbon 85 diplomatë nga Franca, Spanja dhe Italia
Ministria e jashtme ruse bëri të ditur se kishte urdhëruar largimin e 34 diplomatëve nga Franca, 27 nga Spanja dhe 24 nga Italia.
Ky vendim është bërë për shkak të kundërpërgjigjeve ndaj vendimeve të ngjashme të marra nga këto shtete.
Rusia ka nënvizuar përkeqësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me shtetet anëtare të BE-së, që nga nisja e luftës në Ukrainë.
Tre vendet janë mes shteteve europiane, të cilat kanë dëbuar më shumë se 300 diplomatë rusë që prej fillimit të luftës, raporton Yahoo News UK.
Ndër të tjera, Rusia bëri të ditur vendime të ngjashme ndaj Finlandës, Rumanisë, Danimarkës, Suedisë, Norvegjisë dhe Japonisë.
Kryeministri italian Mario Draghi e quajti njoftimin e të mërkurës nga Moska një “akt armiqësor” dhe tha se kanalet diplomatike nuk duhet të ndërpriten.
Franca tha se shpreh keqardhje për masën ruse si një përgjigje të pajustifikuar ndaj asaj që tha se ishte vendimi i saj në prill për të dëbuar “disa dhjetëra agjentë rusë që veprojnë në territorin francez nën statusin diplomatik dhe që punojnë kundër interesave tona të sigurisë”.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Turqi, Trump do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Sirisë
Tragjike në Suedi! Vritet me armë i riu shqiptar, dyshohet viktimë e përplasjes së bandave kriminale
KE rekomandon hapjen e një grupi të ri kapitujsh në negociatat me Serbinë
- 14:51 Carlo Ancelotti nuk heq dorë nga Brazili: Ky nuk është fundi, fillon një epokë e re
- 14:48 Beteja midis Mbappé, Messi dhe Haaland për “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës 2026 vazhdon
- 14:48 Samiti i NATO-s në Turqi, Trump do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Sirisë
- 14:47 Pse Vinícius nuk e gjuajti penalltinë në ndeshjen Brazil-Norvegji? Ja shpjegimi
- 14:46 Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem
- 14:40 Apeli vendos fatin e Marine Le Pen, a do të lejohet të kandidojë për presidente? Pse ky vendim është vendimtar për Francën