Rusia dënon në mungesë gazetaren që protestoi kundër luftës në Ukrainë
Një gjykatë në Moskë e ka dënuar gazetaren Marina Ovsyannikova, me tetë vjet e gjysmë burgim, për shkak se ka protestuar në një edicion të drejtpërdrejtë të lajmeve kundër luftës së Rusisë në Ukrainë.
Kjo 45-vjeçare, e cila është gjykuar në mungesë, është shpallur fajtore për “përhapje të informacionit të rremë” për ushtrinë ruse. Ajo ka ikur prej Rusisë me vajzën e saj vitin e kaluar, duke iu shmangur arrestit shtëpiak.
Vetë gazetarja i konsideron akuzat ndaj saj si “absurde”. Rusia e ka nisur luftën kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Mirëpo ligji në Rusi e ka bërë vepër penale përshkrimin e luftës si “pushtim”.
Media shtetërore në Rusi e përshkruajnë luftën si “operacion special ushtarak”.
Dhjetëra persona janë burgosur ose gjobitur për “diskreditim” të ushtrisë së shtetit, hap që grupet për të drejta të njeriut e shohin si tentim të presidentit rus, Vladimir Putin për t’i shtypur disidentët.
Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve