Kosova bashkon maxhorancën me opozitën, bien dakord për rezolutë të përbashkët

4 Tetor 2023 | 13:30

Është mbajtur sot mbledhja e konferencës së kryetarëve, ku Gazment Bardhi ka kërkuar që të zhvillohet urgjentisht një seancë e posaçme për Kosovën. Në mbledhjen ku u diskutuan dy projektrezolutat,  ajo e PS dhe ajo e PD u vendos mes debateve që seanca e posaçme të mbahet në 12 tetor.

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike tha nga na e tij se kjo seancë duhet të bëhet sa më shpejtë:

“Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit. PE e ka zhvilluar”, tha Bardhi.

Ndërkohë, PS ka propozuar që rezoluta dhe mocioni me debat të mos jenë urgjente.

“Nuk mund të nxitojmë. Çdo rezolutë duhet të mbajë ndër mend pozicionin e Shqipërisë që ka në NATO dhe në çdo organizëm. Data mund të rishikohet që të jetë më shpejt, ndoshta të enjten e seancës. Por të hënën nuk mund ta bëjmë dot”, tha Bledi Çuçi.

Nga ana tjetër kryeparlamentarja Lindita Nikolla propozoi që seanca të mbahej më datë 19 tetor, por pas shumë diskutimeve, data 12 tetor u vendos si më e përshtatshme nga të dyja palët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026