Rusia dhe Bjellorusia nuk ftohen në Lojërat Olimpike të Parisit
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ftoi zyrtarisht këtë të mërkurë 203 vende, por edhe jo Rusinë dhe Bjellorusinë, për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit, të cilat do të fillojnë pas një viti.
Bach kishte thënë edhe më parë se as Rusia dhe as aleati i saj në pushtimin e Ukrainës, Bjellorusia, nuk do të ftoheshin si ekipe.
Megjithatë, IOC-ja e ka lënë derën e hapur që atletët rusë dhe bjellorusë të konkurrojnë si atletë neutralë në Lojërat Verore 2024 pa skuadrat e tyre.
IOC-ja ka qenë nën presion për t’i ndaluar sportistët rusë dhe bjellorusë të garojnë, madje edhe nëse e bëjnë këtë nën një flamur neutral, shkaku i pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.
Ministri i Sportit i Ukrainës, Vadym Guttsait, ka akuzuar IOC-në për “standarde të dyfishta” për sugjerimin që atletët rusë dhe bjellorusë mund të garojnë në Paris, ndërsa ministri i qeverisë, Oleh Nemchinov, njoftoi në prill se atletët ukrainas nuk duhet të lejohen të konkurrojnë në garat kualifikuese për Lojërat Olimpike të Parisit 2024 nëse rusët marrin pjesë.
IOC kritikoi Ukrainën për “privimin e atletëve të saj nga shansi për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe për ta bërë popullin ukrainas krenar”, dhe e ritheksoi këtë qëndrim në deklaratën e fundit.
“Në një sport kaq të politizuar, Lojërat Olimpike universale nuk do të jenë më të mundshme”, thuhet në deklaratën e IOC.
Bach është në një vizitë tre-ditore në kryeqytetin francez, ku do të mbahen Lojërat Olimpike verën e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit