Rusia dhe Ukraina lirojnë 185 të burgosur lufte
Ukraina dhe Rusia kanë kryer këtë të premte një shkëmbim të ri të të burgosurve të luftës duke përfshirë 185 persona nga secili kamp, siç u njoftua nga të dyja palët.
“Njëqind e tetëdhjetë e pesë ushtarakë rusë u riatdhesuan nga territori i kontrolluar nga regjimi i Kievit. Në këmbim, u kthyen 185 të burgosur lufte të forcave të armatosura ukrainase”, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes në një deklaratë, duke sqaruar se Emiratet e Bashkuara Arabe vepruan si ndërmjetës.
Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky ushtarakët që kthehen në Ukrainë janë uftëtarë të forcave të armatosura, rojes kombëtare, shërbimit të rojes kufitare. Një civil u kthye gjithashtu.
“Midis këtyre janë ata që kthehen pas viteve në robëri ruse, ku janë mbajtur që nga viti 2022”, i tha ai X.
Shkëmbimi i mëparshëm i të burgosurve të luftës u zhvillua më 15 maj dhe përfshinte 205 persona nga secili kamp.
Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë