Rusia fajëson Ukrainën për sulmin vdekjeprurës në Donjeck

10 Janar 2025 | 15:55

Rusia e ka akuzuar Ukrainën se e ka kryer sulmin vdekjeprurës ajror ndaj një dyqani ushqimor në qytetin e Donjeckut, të kontrolluar nga Moska, në lindje të Ukrainës, pasi një valë sulmesh ruse me dronë sulmuan disa rajone ukrainase, përfshirë kryeqytetin, Kiev.

Agjencia shtetërore e lajmeve, RIA, tha se hetuesit rusë po hetojnë sulmin e kryer më herët gjatë 10 janar, duke pretenduar se një raketë HIMARS, që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës, goditi supermarketin, duke vrarë dy persona.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar këto akuza ruse. Forcat ajrore ukrainase, ndërkaq, thanë se Rusia ka sulmuar Ukrainën me 72 dronë të llojit Shahed në rajonet Poltava, Sumi, Harkiv, Çerkasi, Kiev, Dnipropetrovsk, Zaporizhja, Helmitski, Vinitsja dhe Herson.

Teksa sulmet ajrore dhe luftimet intensive po vazhdojnë, përpjekjet diplomatike për ndaljen e konfliktit po ashtu duket se janë intensifikuar.

Ministria e Jashtme ukrainase tha më 10 janar tha se Kievi pret bisedime të nivelit të lartë me Shtëpinë e Bardhë, pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump, të marrë detyrën më 20 janar.

“Ne po presim për një takim mes presidentëve tanë sepse për ne gjëja kryesore është që të punojmë së bashku me Amerikën… ne po përgatitemi për kontakte të niveleve më të larta menjëherë pas inaugurimit”, tha zëdhënësi i ministrisë, Heorhiy Tykhiy.

Kremlini tha se ka vullnet për një takim me Trumpin dhe ka pasur përparim në përgatitjen e një takimi, pasi presidenti i ri të inaugurohet.

“Për këtë nuk kërkohet asnjë kusht, është një dëshirë e përbashkët dhe vullnet politik për të pasur dialog dhe për të zgjidhur problemet ekzistuese dialogu është i nevojshëm”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, një ditë pasi Trumpi tha se po punohet për një takim mes tij dhe presidentit rus, Vladumir Putin, ndonëse nuk dha detaje për kohën se kur do të zhvillohet ky takim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026