Rusia humbje masive në Kharkiv, ushtarët: Po na hedhin si mish për top te ukrainasit

17 Qershor 2024 | 11:02

Rusia po pëson humbje masive në përpjekjen e saj për të pushtuar Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës dhe rajonet afër tij.

Vetëm 12 nga 100 ushtarë u gjetën të gjallë pasi një njësi ruse – kompania e pestë e regjimentit 1009 – u vu nën zjarrin e dronëve ukrainas në qytetin e afërt Vovchansk, tha një nga ushtarët Anton Andreev, raportoi The Guardian.

“Ata thjesht na copëtuan. Na dërgojnë nën mitraloz, nën dronë në dritë, si mish për top. Dhe komandantët thjesht bërtasin “përpara, përpara”,” tha ai në një video-mesazh, shtoi raporti.

Humbjet e rënda kanë detyruar gjithashtu Rusinë të tërheqë trupat e saj nga vija e frontit të Kharkiv, thanë zyrtarët ushtarakë ukrainas.

Larg vijës së frontit, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina do të zhvillojë bisedime paqeje vetëm nëse Rusia tërhiqet nga i gjithë territori ukrainas.

“Me Rusinë mund t’i fillojmë negociatat që nesër nëse tërhiqet nga territoret tona”, tha ai, duke deklaruar se prania e Moskës në Zvicër, në kuadër të negociatave për paqe do të demonstronte vullnetin e saj për armëpushim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane

Autoritetet e Koresë së Jugut lëshuan të martën një alarm emergjence pasi morën një raport për një rrjedhje të dyshuar të fosforit të bardhë në...
14:00 | 28/07/2026

Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes

Irani tha se nuk do të lejonte që SHBA-të të përcaktojnë se kur dy vendet do të hyjnë në luftë ose kur do të bëjnë...
13:49 | 28/07/2026

I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet

Ariana Grande ka ngritur një padi kundër hakerëve, të cilët, sipas saj, kanë vjedhur këngë të papublikuara, si dhe foto dhe video private, dhe i...
13:40 | 28/07/2026