Rusia kërcënon Moldavinë, Sandu: Kremlini, përpjekje për grusht ushtarak shteti

13 Shkurt 2023 | 19:03

Presidentja e Moldavisë ka akuzuar Rusinë se po planifikon të përdorë “sabotues” të huaj për të rrëzuar qeverinë pro-perëndimore të saj.

Maia Sandu ka deklaruar se komploti parashikon përfshirjen e pseudo-opozitës, me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues.

“Rusia po planifikon të përdorë sabotues me formim ushtarak, të kamufluar me veshje civile, për të ndërmarrë veprime të dhunshme, sulme ndaj institucioneve tona dhe të marrin pengje”, tha Maia Sandu, presidente e Moldavisë.

Sipas kryetares së shtetit, e cila vetëm të premten emëroi kryeministrin e ri pas dorëheqjes së qeverisë paraardhëse, ka theksuar se sabotuesit do të jenë shtetas nga Rusia, Mali i Zi, Bjellorusia dhe Serbia, që do të hyjnë në Moldavi.

Por ajo ka shtuar se çdo përpjekje e Kremlinit për të shkaktuar dhunë në vend do të dështojë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026