Rusia në konferencën e paqes, Zelensky pranon propozimin e Gjermanisë

9 Shtator 2024 | 13:29

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se ai dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bien dakord që Rusia të përfshihet në konferencën e ardhshme të paqes për t’i dhënë fund luftës. Scholz ka bërë gjithashtu thirrje për më shumë përpjekje për zgjidhjen e konfliktit.

“Natyrisht që do të ketë konferenca të tjera për paqen dhe presidenti Zelensky dhe unë biem dakord se në të duhet të përfshihet edhe Rusia”, deklaroi Scholz.

Konferenca e mëparshme e paqes e mbajtur në Zvicër në qershor u mbyll me 78 vende që mbështesnin Ukrainën dhe integritetin territorial të saj, por që e lnin të paqartë të ardhmen e saj. Rusia nuk mori pjesë në të.

Nga ana e tij, Zelensky u shpreh mirënjohës për mbështetjen që mori në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën i mbajtur të premten në Ramshtajn.

Në këtë takim, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austrin tha se administrata Biden do njoftonte së shpejti një paketë të re ndihme me vlerë 250 milionë dollarë.

Britania ndërkohë njoftoi se do të dërgonte 650 raketa mbrojtëse ajrore, ndërsa Gjermania tanke dhe autoblinda.

“Falënderoj të gjithë ata që punojnë dhe luftojnë për Ukrainën, popullin dhe interesat e saj. Interesat e kombit tonë, të shtetit ukrainas. çdo ditë dhe çdo javë Ukrainë duhet të bëhet më e fortë”, tha Zelensky.

Në fushën e betejës, luftimet e ashpra vijojnë në qytetin Pokrovsk. Mbi 20 mijë banorë kanë mbetur në qytet, pavarësisht se autoritetet vazhdojnë të evakuojnë qytetin e rëndësishëm strategjik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026