Rusia, parajsë fiskale, BE e përfshin vendin në listën e zezë

14 Shkurt 2023 | 14:41

Bashkimi Evropian ka përfshirë për herë të parë Rusinë në listën e zezë të parajsave fiskale. Bëhet fjalë për një listë në të cilën ka hyrë po për herë të parë edhe Kosta Rika, si dhe ku janë kthyer sërish ishujt Marshall.

Këshilli i BE-së ka ekzaminuar legjislacionin rus të miratuar në vitin 2022 kundër kriterit evropian për qeverisjen e mirë të taksave dhe ka konstatuar se Rusia nuk ka përmbushur detyrimet e saj për të përmirësuar kontrollin e kompanive ndërkombëtare.

Krahas kësaj, thuhet në një komunikatë zyrtare, dialogu me Moskën mbi çështjet e lidhura me taksat u ndërpre pas agresionit rus ndaj Ukrainës.

Përfshirja e një vendi në këtë listë e bën më të vështirë tregtinë me jashtë të kompanive të ndodhura në territorin rus.

Por lista në fjalë është kritikuar ashpër për mungesë efikasiteti nga organizata joqeveritare Oxfam.

Sidoqoftë, ajo pritet të kthehet në një tjetër problem për Rusinë, pas sanksioneve të shumta financiare të vendosura pas nisjes së luftës një vit më parë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënuan 250-vjetorin e lindjes, me fishekzjarrë, avionë dhe dronë, me motin që nuk ishte më i miri, diku me shi...
16:38 | 05/07/2026

Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën

Kremlini deklaroi se Rusia po krijon një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën, duke e cilësuar këtë si një masë të nevojshme për garantimin e...
16:21 | 05/07/2026

Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale

Turqia do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s javën e ardhshme, për herë të parë pas 22 vitesh, duke mbledhur në Ankara liderët e...
16:17 | 05/07/2026