Rusia paralajmëron me të shtëna luftanijen britanike në Detin e Zi
Një anije luftarake ruse dhe një avion luftarak raportohet se kanë shtënë në shenjë paralajmërimi ndaj një luftanije britanike në Detin e Zi.
Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha se anija britanike HMS kishte hyrë në ujërat territoriale ruse pranë Krimesë.
Rusia e ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, por veprimi nuk është njohur ndërkombëtarisht.
Britania e Madhe ka mohuar raportimet se Rusia ka kryer të shtëna paralajmëruese në drejtim të luftanijes së saj.
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe tha se “nuk ka pasur të shtëna paralajmëruese ndaj HMS Defender”.
Sipas kësaj ministrie, anija po lundronte në ujërat e Ukrainës, ndërsa rusët po kryenin stërvitje të armatosura në Detin e Zi dhe se kanë bërë paralajmërim paraprak për aktivitetin e tyre.
Rusia pretendon se, pas të shtënave, anija britanike e ka ndryshuar drejtimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta