Rusia pretendon se ka rrëzuar tre drone jashtë Moskës

21 Qershor 2023 | 14:31

Tre dronë të cilët ishin drejtuar drejt magazinës së një njësie ushtarake lokale u rrëzuan jashtë Moskës, tha guvernatori rajonal Andrei Vorobyov.

Sipas mediave ruse, rrënojat e një droni të tretë u gjetën rreth 12 milje larg vendit të rrëzimit.

Nuk raportohet për dëme apo viktima.

Kjo mund të jetë përpjekja e fundit e Ukrainës për të goditur objektivat brenda Rusisë, megjithëse Kievi rrallë herë ka konfirmuar sulme në tokën ruse.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se ishte një “përpjekje e pasuksesshme për një sulm terrorist” nga Kievi.

Ukraina nuk bëri asnjë koment të menjëhershëm në lidhje me dronët e rrëzuar.

Drone të tjerë kanë fluturuar thellë në Rusi disa herë, me automjete që vazhdimisht i afrohen Moskës.

Muajin e kaluar, një sulm me dron kishte në shënjestër kryeqytetin rus megjithëse shkaktoi vetëm dëme të lehta.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iraku mirëpret bisedimet SHBA-Iran

Iraku është gati të presë bisedime midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nëse është e nevojshme, tha ambasadori irakian në Rusi, Dr. Abdul-Karim Hashim Mostafa....
09:45 | 30/06/2026

Plani i ri i mbrojtjes në Britani, Starmer shpalos programin e investimeve para largimit nga detyra

Sekretari i ri i mbrojtjes ka siguruar 1.5 miliardë paund shtesë për planin e investimeve në mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar, i cili është vonuar...
09:44 | 30/06/2026

Kongo raporton më shumë se 1,300 raste me Ebola: OBSH-ja bën thirrje për kujdes

Republika Demokratike e Kongos tha se numri i rasteve të konfirmuara të Ebolës në vend kishte arritur në 1,307, përfshirë 377 vdekje. Sipas të dhënave...
09:41 | 30/06/2026