Rusia reagon ndaj deklaratës së Ramës: Bashkimi Shqipëri-Kosovë minon stabilitetin në rajon

11 Tetor 2021 | 13:15

Ministria e Jashtme Ruse ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Përmes zëdhënëses, Ministria e Jashtme e konsideron të papranueshme deklaratën e kryeministrit Rama dhe thotë se promovimi i planeve për krijimin e një Shqipërie të madhe minon stabilitetin në rajon.

“Deklarata e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në lidhje me bashkimin e Shqipërisë me Kosovën na duket tërësisht e papranueshme. Të nxitësh plane për të krijuar Shqipërinë e Madhe, do të thotë t’i kundërvihesh rezolutës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, 1244, dhe kërcënon stabilitetin në rajon”, tha zëdhënsja Maria Zakharova.

Deklaratat e kryeministrit Rama cilësohen nga Rusia si “të gabuara”, që sipas saj shkojnë kundër nismës së “Open Balkan”.

“Kjo lloj deklarate e pavend nuk i qëndron kontekstit të përpjekjeve të përbashkëta të Beogradit dhe Tiranës për të krijuar një treg të përbashkët nën nismën rajonale të Ballkanit të Hapur, e zhvilluar në bashkëpunim me Shkupin”, thuhet më tej.

Dy ditë më parë, në një intervistë televizive, kryeministri Rama deklaroi se bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës është në aspirata e tij, por jo të jetë në krye të saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026