Rusia sulmon Ukrainën, objektiv sërish Odesa

26 Dhjetor 2025 | 13:38

Sulmi shënon natën e dytë rradhazi që Rusia ka synuar qytetin port të Ukrainës në jug, duke shkaktuar dëme në objekte dhe duke ndezur zjarre, thanë autoritetet të premten.

Një sulm me dron rus goditi qytetin port të Odesës gjatë natës drejt së premtes për të dytën natë me radhë, duke shkaktuar një zjarr dhe duke dëmtuar infrastrukturën energjetike dhe portuale.

“Sulmet ajrore shkaktuan dëme të reja në objektet e infrastrukturës energjetike dhe portuale. Shkaktuan zjarre, ndërtesa administrative, pajisje dhe makineri u dëmtuan,” shkroi në Telegram Guvernatori Rajonal, Oleh Kiper.

Asnjë i lënduar apo viktimë nuk u regjistrua, sipas Serhii Lysak, kreut të administratës ushtarake rajonale, i cili tha se shërbimet emergjente ishin në terren.

“Inxhinierët e energjisë po punojnë për të rikthyer furnizimin me energji elektrike për banorët e Odesës,” shkroi Lysak në Telegram.

Ky sulm shënon sulmin e dytë rradhazi ndaj qytetit, pasi Rusia zhvilloi një sulm tjetër gjatë natës ndaj objekteve portuale dhe industriale një ditë më parë, që kishte shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.

“Odesa po vuan më së shumti këto ditë. Rusia shkatërron qëllimisht infrastrukturën energjetike dhe civile, duke lënë njerëzit pa energji, ujë dhe ngrohje në mes të temperaturave nën zero,” shkroi Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, të enjten në X.

Gjatë natës së së premtes, Rusia lançoi 99 dronë dhe një raketë balistike Iskander-M ndaj Ukrainës, tha Forca Ajrore e Ukrainës. Në total, 73 dronë u rrëzuan ose u penguan, ndërsa raketa Iskander dhe 26 UAV-të goditën 16 lokacione në Ukrainë.

Ndërkohë, Ukraina tha se kishte goditur një rafineri të madhe ruse nafte të enjten duke përdorur raketat Storm Shadow të furnizuara nga Britania e Madhe.

Stafi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e saj goditën rafinerinë Novoshakhtinsk në rajonin Rostov të Rusisë. “U regjistruan shpërthime të shumta. Objektivi u godit,” shkruhej në Telegram.

Sulmet afatgjata të Ukrainës me dronë ndaj rafinerive ruse synojnë të privojnë Moskën nga të ardhurat nga eksporti i naftës që i duhen për të vazhduar pushtimin e saj të plotë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë

Një ngjarje tronditëse ka tronditur Francën, pasi policia zbuloi trupat e pesë foshnjave të vdekura, të fshehura në kuti kartoni brenda një apartamenti në qytetin...
18:48 | 28/07/2026

Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zbuloi detaje nga takimi me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë teksa theksoi se folën rreth aksesit të...
18:12 | 28/07/2026

Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage

Partia Laburiste ka pësuar një rritje të ndjeshme në sondazhe, vetëm një javë pasi Andy Burnham u bë kryeministër, duke barazuar ose duke tejkaluar partinë...
17:31 | 28/07/2026