E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë

28 Korrik 2026 | 18:48

Një ngjarje tronditëse ka tronditur Francën, pasi policia zbuloi trupat e pesë foshnjave të vdekura, të fshehura në kuti kartoni brenda një apartamenti në qytetin Orange, në juglindje të vendit. Zbulimi u bë vetëm një ditë pasi gruaja 32-vjeçare që banonte në atë banesë solli në jetë një foshnjë të shëndetshme.

Sipas Prokurorisë së Carpentras, ishte partneri i gruas ai që njoftoi autoritetet. I shqetësuar pasi kishte mësuar shumë vonë për shtatzëninë e saj, ai kontrolloi apartamentin dhe gjeti mbetje që dyshonte se ishin njerëzore. Menjëherë pas kësaj, ai kontaktoi spitalin e Orange, i cili vuri në dijeni policinë.

Gjatë kontrollit të banesës, hetuesit gjetën eshtrat e katër foshnjave dhe trupin e një tjetër foshnje në gjendje dekompozimi. Sipas mjekut ligjor, dyshohet se të gjitha mbetjet u përkasin pesë të porsalindurve. Trupat do t’i nënshtrohen autopsisë, ndërsa analizat laboratorike do të ndihmojnë në përcaktimin e identitetit, kohës dhe shkakut të vdekjes.

Nëna, gjithashtu 32 vjeçe, ndodhet ende në spital pas lindjes dhe deri tani nuk është marrë në pyetje nga hetuesit.

Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, 8 dhe 9 vjeç, dhe jetonte prej rreth dy vitesh në apartamentin ku u zbuluan mbetjet. Fqinjët i përshkruajnë si një familje të qetë dhe thanë se nuk kishin vënë re asgjë të pazakontë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zbuloi detaje nga takimi me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë teksa theksoi se folën rreth aksesit të...
18:12 | 28/07/2026

Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage

Partia Laburiste ka pësuar një rritje të ndjeshme në sondazhe, vetëm një javë pasi Andy Burnham u bë kryeministër, duke barazuar ose duke tejkaluar partinë...
17:31 | 28/07/2026

Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit

Rruga e malazezëve drejt BE-së ka marrë një kthesë të papritur. I deklaruar si shtet pararojë nga rajoni ynë Mali i Zi ka marrë tashmë...
16:45 | 28/07/2026