Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh

28 Korrik 2026 | 18:39

Rruga që lidh zonat periferike të Durrësit me Universitetin “Aleksandër Moisiu” vijon të jetë në gjendje të amortizuar, duke u kthyer në një shqetësim të përditshëm për drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës.

Segmenti rreth 4 kilometra i gjatë, me gropa dhe dëmtime në pothuajse gjithë gjatësinë e tij, prej vitesh paraqet vështirësi për qarkullimin e automjeteve. Drejtuesit e mjeteve thonë se situata ka mbetur e pandryshuar prej më shumë se një dekade dhe se ankesat e tyre nuk kanë sjellë ndërhyrje konkrete.

“Rruga është copë-copë. Makinën ma ka dëmtuar qindra herë. Ka mbi 10 vjet kështu. Ankesa kemi bërë, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Këtu ndodhin aksidente”, shprehet një drejtues automjeti.

Problemet janë të shumta edhe për mjetet e tonazhit të rëndë, të cilat e përdorin çdo ditë këtë aks për të lëvizur drejt Portit të Durrësit. Shoferët thonë se gjendja e rrugës u shkakton dëmtime të vazhdueshme dhe i detyron të kryejnë manovra të rrezikshme për të shmangur gropat.

“Patjetër që e dëmton. Shikohet vetë rruga. Ka shumë vite kështu. Na dëmton gomat, disqet. Është burim aksidentesh, sepse makinat devijojnë për të shmangur gropat”, thotë një shofer kamioni.

Në vështirësi janë edhe autoshkollat që e përdorin këtë segment për mësimin praktik të drejtimit. Instruktorët thonë se rruga dëmton automjetet dhe rrit rrezikun për kursantët.

“Na i dëmton makinat. Ja sa e madhe është gropa. Pardje çava gomën me kursantët këtu. Kjo rrugë nuk ka pasur funksion që në fillim. Është burim aksidentesh. Të gjitha mjetet që shkojnë drejt portit kalojnë këtej”, shprehet një instruktor autoshkolle.

Përveç studentëve dhe banorëve të zonës, ky segment përdoret çdo ditë edhe nga automjete të rënda që lëvizin drejt Portit të Durrësit.

Drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rehabilitimin e rrugës, duke paralajmëruar se mungesa e investimeve në këtë aks vijon të rrisë rrezikun për aksidente.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut

Nga Ben Blushi Dy ditët e fundit pashë dy Odise. Atë të Matt Damon që po përmbyt kinematë e botës dhe Odisean e aktorit kosovar...
19:20 | 28/07/2026

Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar

Europa rrezikon të mos arrijë objektivin për eliminimin e hepatitit viral si kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030. Paralajmërimi vjen nga Qendra Europiane...
18:43 | 28/07/2026

Përballimi i të nxehtit, sfidë e përditshme për shumicën e pensionistëve

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Vlorën gjatë këtyre ditëve kanë detyruar shumë qytetarë të kërkojnë mënyra për t’u mbrojtur nga vapa. Për pensionistët, megjithatë,...
18:31 | 28/07/2026