Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur në një konferencë për shtyp pas mbërritjes në Ankara ku do mbahet samiti me liderët e aleancës.
I pyetur se që me Samitin e Hagës çfarë toni dhe rezultatesh pritet të nxjerrë ky samit edhe pse presidenti Trump ka shprehur dëshirën për të marrë ishullin e Groenlandës dhe ai nk gjeti suportin nga aleanca, Rutte u përgjigj:
“Me Trump kam diskutuar për nxitjen e rritjes së investimeve si nga BE dhe Kandaja. Trump ka qenë një nxitës shumë i fortë për ne dhe është presidenti i parë i cili ka nxitur europianët dhe kanadezët të investojnë në fushën e mbrojtjes falë lidershipit të tij.
Kemi folur dhe mbi zhgwnjimet që ai ka pasur rreth Hormuzit dhe refuzimit tw disa vendeve për ti dhënë atij suport të bazave ajrore.
Të premten kemi parë një arritje sa i takon lundrimit të lirë në Ngushticën e Hormuzit”, tha Rutte.
Sekretari turk i Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Gorgun, e priti Rutten në aeroportin e Ankarasë së bashku me zyrtarë të tjerë.
“Një samit historik na pret, i cili besojmë se do të japë rezultate produktive”, shkroi Gorgun në kompaninë amerikane të mediave sociale X.
Ai tha se agjencia e tij po koordinonte Forumin e Industrisë së Mbrojtjes me Rutte-n dhe ekipin e tij.
Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes
Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik
Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm masiv rus, NATO të marrë vendime të forta
- 16:53 Njeriu më i pasur i Francës, Bernard Arnault, urdhërohet të paguajë 22.5 milionë euro taksa
- 16:48 Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës
- 16:14 Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes
- 16:10 Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik
- 16:07 LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin
- 15:40 “Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në