Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore

25 Qershor 2026 | 11:52

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte nuk pranoi të thoshte nëse ishte dakord me presidentin Donald Trump që Irani duhet të ketë raketa balistike.

Trump tha javën e kaluar se mbështet që Irani të ketë qasje në disa raketa balistike konvencionale, të cilat sipas tij nuk janë problemi, edhe pse më parë ka bërë thirrje për eliminimin e kërcënimit të programit të raketave balistike të Iranit.

I pyetur për këtë çështje nga gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë, Rutte tha se nuk mund të komentonte për gjithçka dhe në vend të kësaj donte të përqendrohej në aftësinë bërthamore të Iranit.

“Ajo që është e rëndësishme këtu është për NATO-n, që ne gjithmonë kemi pasur një qëndrim të qëndrueshëm si aleancë me Shtetet e Bashkuara, të gjitha 32 vendet që Irani të mos i marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve

Aeroportet e Romës do të duhet të pezullojnë sistemin e ri dixhital të kufijve të BE-së për qytetarët jo-BE për të shmangur një “katastrofë” gjatë...
12:48 | 25/06/2026

Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu ngushëllime të enjten për Venezuelën pas dy tërmeteve të fuqishme që lanë të paktën 32 të vdekur dhe rreth 700...
12:30 | 25/06/2026

Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)

Këngëtarja kolumbiane me famë botërore, Shakira, ka surprizuar fansat duke zbuluar se do të dëshironte të bashkëpunonte me yllin shqiptaro-britanik Dua Lipa. Gjatë një interviste...
12:18 | 25/06/2026