Ryshfeti 6 mijë euro, shtyhet seanca ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka
Shtyhet seanca ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka. Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e gjyqtares se çështjes.
Margjeka akuzohet nga SPAK për korrupsion, pasi nga përgjimet e Prokurorisë së Posaçme rezultoi se, Margjeka ka marrë 6000 euro në këmbim të nxjerrjes së Orion Balit nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”.
Së bashku me Margjekën në atë kohë SPAK mori nën hetim edhe bashkëshortin e gjyqtares, Arben Cara, avokatin e Balit, Skënder Demiraj, vëllanë e të pandehurit Nejton Balin dhe sekserin Klaudjo Zhilla.
në disa shfaqje publike gjyqtarja Margjeka ka shpërthyer në akuza ndaj shtetit teksa ka theskuar se akuza e ngritur ndaj saj është një hakmarrje politike dhe ka lidhje me bashkinë e Durrësit, pasi nuk i dha mandatin kryebashkiakut të zgjedhur në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.
Krahas kësaj, Margjeka tha se ka pasur në dorë edhe dosjen me tetë tonë drogë, që siç tha ajo njihet ndryshe si dosja e “Gjirit të Lalëzit”.
Lexoni gjithashtu:
E lënë në arrest shtëpie, gjyqtarja Mimoza Margjeka fajëson konspiracionin shtetëror
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta