S’do të ketë debat televiziv, Albin Kurti refuzon kërkesën e Enver Hoxhajt për përballje
Ditë më parë, Enver Hoxhaj, kandidat i PDK-së për kryeministër, shprehu gatishmërinë për ballafaqim televiziv me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
“Për më shumë e ftoj z. Kurti në pesë debate televizive. Një debat për ekonominë, një debat për shëndetësinë, një debat për sundimin e ligjit, një për sistemin arsimor, e një debat për politikën e jashtme, e një debat të fundit të gjashtin, me 12 shkurt për të gjitha temat e mundshme”, u shpreh Enver Hoxhaj.
Dëshirën që kandidatët për kryeministra të jenë në një panel me debate, e shprehën edhe shumë drejtues të mediave. Këtë e arsyetuan me faktin se asnjëherë nuk ka ndodhur në Kosovë që kandidatët për kryeministra, të jenë në një debat televiziv.
Megjithatë, këtë ftesë publike, në mënyrë të tërthortë, e refuzoi Albin Kurti.
“Kjo garë është për vendin e dytë në zgjedhjet e 14 shkurtit. E në atë garë, as unë as zonja Presidente, as s’kemi çfarë bëjmë as s’kemi çfarë kërkojmë”, tha zoti Kurti.
Ndryshe nga zgjedhjet vendore kur çdoherë ka ballafaqime mes kandidatëve për kryetarë komunash, në zgjedhjet parlamentare nuk ka pasur asnjëherë debate televizive të kandidatëve për kryeministër.
Lexoni gjithashtu:
Vjosa Osmani u bashkua me Albin Kurtin, Avdullah Hoti: Vendosi në ballë logon e VV-së
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta