Në orën 3 të mëngjesit, të dielën e fundit të tetorit, akrepat u kthyen pas 60 minuta.
Tashme do të flemë 1 orë më shumë. Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt se më parë.
Psikologu Elidon Shehu tha se njerëzve ju duhen 3 deri në 5 ditë për t’u përshtatur me këtë ndryshim.
Sipas tij janë fëmijët dhe të moshuarit ata që e përjetojnë kryesisht këtë gjë. Ndërkohë edhe personat që kanë probleme të shëndetit mendor, sipas Shehut, kanë probleme me përshtatjen e ndryshimit të orës.
“Ndryshimi i orës, shkurtimi i dritës së diellit, pra ekspozimi në një kohë të shkurtër në dritën e diellit te këta njerëz shkakton efekte negative, prandaj rekomandohet për këta persona dhe pjesën më të madhe të popullatës që të kalojnë sa më shumë kohë në pikun e diellit,” u shpreh psikologu.
Në vitin 2018 pati diskutime për mos ndryshimin e orës nga Parlamenti Evropian ku u la në dorën e qeverive të shteteve përkatëse që të vendosin se cilën orë do të mbajnë.
LEXONI GJITHASHTU: