Safet Gjici tregon nëse do të rikandidojë sërish për Bashkinë e Kukësit
Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, tha se do të kandidojë sërish për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të vitit 2023, nëse PS ia jep besimin.
Në një intervistë për Euronews Albania, Gjici foli dhe për çështjen e pastrimit duke thënë se në fillim të vitit tjetër do nis ndërtimi i landfillit, që sipas tij do i jap fund problemit të plehrave.
“Kur e kemi marrë bashkinë e Kukësit ka qenë me probleme, s’ka pasur infrastrukturë e jo më të flisnim për pastrim territori në të gjithë bashkinë e Kukësit. U mor nisma për pastrimin e gjithë Shqipërinë.
Në momentin që kemi marrë bashkinë kemi krijuar logjistikën për pastrim. Një risi për qarkun e Kukësit është se do ndërtohet landfilli në Kukës, dhe besoj se kemi zgjidhur përfundimisht problemin e plehrave.
Kjo është një çështje që i takon PS dhe kryesisë së PS. Nëse ata do më japin besimin patjetër që do të kandidojë. Gjërat te ne vendosen kur është koha. Do bëjmë punën tonë deri sa të na mbarojë mandati”- tha Gjici.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pandeli Majko akoma s’ka ardhur të prezantohet në qytetin tonë, thotë Safet Gjici
- Prifti që u pushkatua se pagëzoi një fëmijë, ‘vrasësit’ ngjitën majat e drejtësisë
Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë
PD bojkoton edhe seancën e nesërme të Parlamentit: Plotësoni kërkesat e protestuesve
Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë