Saga “Epstein”, nga Clinton e Trump tek Bill Gates. Çfarë pritet të ndodhë
Lajmet kryesore të lidhura me dosjet e ish-financierit kriminel Jeffrey Epstein fokusohen tek presidenti Donald Trump, ish-presidenti Bill Clinton, por edhe tek emra të tjerë të rëndësishëm si Bill Gates, Elon Musk dhe ish-princi Andrew. Këta emra janë shpërndarë në të gjitha dokumentet.
Viktimat e krimeve të Epstein ndërkohë u shprehën të tmerruara nga publikimi që Departamenti amerikan i Drejtësisë u bëri fotove të paredaktuara të tyre.
Por saga e dokumenteve të lidhura me krimet seksuale të Epstein do të vazhdojë pasi janë me miliona dhe shumë të tjera pritet të publikohen në ditët e ardhshme.
Disa konstatime bien ndesh me deklarata të mëparshme, si në rastin e Elon Musk, që në një email shprehte dëshirën për të marrë pjesë në një festë “të shfrenuar” në ishullin e Epstein. Por, pronari i rrjetit “X” mohon që të ketë shkuar ndonjëherë në ishull, apo që të ketë marrë pjesë në festa të tilla.
Në dokumente të tjera ka dalë edhe emri i princeshës së kurorës së Norvegjisë, që bënte disa komente të çuditshme mbi tradhtinë. Edhe Steve Tisch, pronar i klubit të futbollit amerikan Neë York Giants shfaqet në kërkim të femrave.
Gjithashtu, të dhëna ka edhe sa i takon udhëtimeve të Epstein, edhe pas marrëveshjes së kontestuar për pranimin e fajësisë të vitit 2008, e cila e dënoi atë për akuza të lidhura me nxitjen e shfrytëzimit të minorenëve.
Përfshirja e një emri në dosjet e publikuara nuk do të thotë se ai ose ajo ka marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të Epstein, apo se ka qenë në dijeni të tyre.
Sidoqoftë, ai që bie më shumë në sy nga emrat jopolitikë është ai i biznesmenit-filantrop Bill Gates, i cili është subjekt i disa mesazheve banale.
Ndërsa në rastin e Elon Musk, pronari i kompanisë “Tesla” më tepër sesa ka refuzuar një ftesë, është përpjekur të koordinojë udhëtimin në ishullin e Epstein.
Ndërsa në dhjetor të 2012-s, sekretari aktual i Thesarit, Howard Lutnick kërkonte të merrte koordinatat e ishullit të Epstein në Karaibe, ku sipas dokumenteve dëshironte të shkonte për një darkë me familjen dhe disa të njohur.
SHBA shpreh interes për të organizuar Kupën e Botës 2038
Lidhjet me Epstein, miliarderi Leon Black do të merret në pyetje nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA
Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 14:15 SHBA shpreh interes për të organizuar Kupën e Botës 2038
- 14:04 Lidhjet me Epstein, miliarderi Leon Black do të merret në pyetje nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë