Salah ‘shkëlqen’ ndaj City, Arsenali shkëputet me 4 pikë
Muhamed Salah është heroi i Liverpulit në javën e 10 të Premier Ligës angleze. Sulmuesi egjiptian shënoi golin e vetëm në fitoren e të kuqve përballë Mancester Sitit në Anfilld.
Liverpuli cilësohej si skuadër jo favorite në këtë përballje, por të besuarit e Klop u treguan pragmatistë duke i marrë më të mirën përballjes.
Rastet nuk munguan as në krahun tjetër tek qytetarët, por rezultuan të pafat. Diferenca mes vendit të parë në Premier Lig, Arsenal dhe vendit të dytë Mançester Sitit shkoi në 4 pikë. Ekipi i Artetës fitoi ndaj Lidsit me një gol të Saka duke shkuar në kuotën e 27 pikëve.
Mancester Junajtid nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola me rivalin direkt në tabelë Njukasëllin. Çelsi i Graham Poter rrëmbeu dhe fitoren e 4-ët radhazi duke konfirmuar formën shumë të mirë, ku golat u shënuan nga Maunt.
Po ashtu dhe skuadra tjetër e Londrës, Totenhemi triumfoi në shtëpi ndaj Evertonit 2-0. Golat u shënuan nga Kein dhe Hojbjerg. Kampionati udhëhiqet nga Arsenali, ndërsa pas tij vijnë Siti, Totenhem dhe Çelsi.
LEXONI GJITHASHTU
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë