Sali Berisha jep versionin e tij për vrasjen në Elbasan: Banda po blinte vota
Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës në “Ilva Now” e ka cilësuar ngjarje dramatike vrasjen në Elbasan dhe sipas tij jka ndodhur në kontekstin e “blerjes së votës” në fushatë elektorale. Z. Berisha tha se nga informacionet të verifikuara që ka marrë rrëfeu versionin e tij se si ka ndodhur përplasja që përfundoi me një të vdekur dhe katër persona të plagosur.
“Shtabi elektoral i PD është informuar se një makinë pa targa po shpërndan para dhe ka karta identiteti. Ata kanë shkuar në rrugë kanë gjetur makinën e kanë ndaluar. E kanë kapur kriminelin për duarsh për fyti për t’i marrë lekët dhe kartë dhe i kanë bllokuar makinën. Kanë njoftuar policinë dhe në momentin që mbërrit policia, banda që shpërndan paratë ka lëshuar breshëri plumbash, policia ka qenë aty. Ka lëshuar breshëri plumbash dhe ka plagos dy prej stafit elektoral të PD gjatë përleshjes”, tha z. Berisha.
Ish-kryeministri theksoi se autori i dyshuar ka qenë i armatosur me leje dhe ka hapur zjarr në kushtet e vetëmbrojtjes. Z. Berisha fajësoi për ngjarjen kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit të PS, Taulant Balla.
“Ka një viktimë që duhet të qartësohet se nga cila armë është qëlluar pasi nuk është e qartë. Në prononcimet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës nuk ka asnjë ngushëllim për viktimën për shkak se fajtor është Rama. E nisën në një mision kriminal”, deklaroi z. Berisha.
“Ata u plagosën në mbrojte të votës së lirë. Të dy janë plagos nga banda që po blinte votat dhe policia po fsheh gjithçka. Edi Rama nuk gjen dot ngushëllim sepse Taulant Balla i ka anëtarë të shtabit elektoral që i kishte çuar për të blerë vota”, shtoi ish-kryeministri.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta