Sali Berisha nuk vonon, njofton datën e protestës së radhës kombëtare

21 Shkurt 2026 | 21:13

Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, u ka drejtuar një mesazh strukturave dhe mbështetësve të partisë, duke i përgëzuar për atë që e cilësoi si një fitore të re të arritur më 20 shkurt dhe duke bërë thirrje për mobilizim maksimal në protestën e radhës.

Në deklaratën e tij, Berisha thekson rëndësinë e angazhimit në terren dhe fton demokratët të nisin menjëherë përgatitjet për protestën e paralajmëruar më 28 shkurt, duke e konsideruar atë si hapin e ardhshëm të “kryengritjes paqësore”, siç e cilëson vetë Berisha.

Mesazhi i plotë nga Partia Demokratike:

Drejtuar: Anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike, drejtuesve politikë të qarqeve, kryetarëve të degëve të PD-së, deputetëve të grupit parlamentar, kryetarëve dhe këshilltarëve të bashkive, anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të gjithë anëtarëve e mbështetësve tanë!

Të dashur miq,
Me këtë mesazh dua t’ju përgëzoj përzemërsisht të gjithëve për suksesin e ri shumë të rëndësishëm që arritëm më 20 shkurt, falë angazhimit, përkushtimit, guximit dhe vendosmërisë suaj.
Dje, në një datë historike, shënuam për opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar një fitore të re tejet të çmuar për suksesin përfundimtar të kryengritjes sonë paqësore. Jehona e këtij suksesi pushtoi dje, me shpejtësi të pashembullt, hapësirën e komunikimit si dhe mendjet e zemrat e shqiptarëve dhe të njerëzve të lirë në mbarë botën.

Ndaj, duke filluar nga nesër, me energjinë dhe frymëzimin e 20 shkurtit, të nisim me përkushtim betejën e ardhshme! Të trokasim në çdo derë, në çdo lagje, bllok, rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qendër pune, për të garantuar pjesëmarrjen më masive të shqiptarëve në protestën e ditës së shtunë, më datë 28 shkurt.

Kjo është përparësia jonë! Mobilizoni të gjitha forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni!
Përshëndetje të përzemërta.
Fitore!
Miqësisht,
Sali Berisha
Ps Ora, vendi do ju njoftohen te hënen.


Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026

Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin policor të koduar “FAST”, në kuadër të të cilit është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë një...
13:36 | 12/07/2026