Sali Berisha pas Kuvendit Kombëtar të PD-së: Mezi po pres të jem në shtator në parlament
Pas Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se mezi po pret që të jetë në Parlament në shtator.
“Mezi po pres, mezi po pres, unë jam themelues i parlamentit pluralist në Shqipëri, mezi po pres”, tha z. Berisha.
I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania për padinë ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, i cili e shpalli ”non grata”, Berisha tha se procedurat ligjore po vazhdojnë dhe se avokati i tij francez është afër dorëzimit të padisë në gjykatë
“Procedurat gjyqësore nuk janë procedura emergjente, unë kam shumë besim tek avokati im, mund t’ju them se jemi në hapat final para dorëzimit të padisë te gjykatësi. Unë qëndroj besimplotë te drejtësia”, përmbylli Berisha fjalën e tij.
Berisha, ndër themeluesit e partisë demokratike të Shqipërisë, u prit me duartrokitje dhe ovacione në Kuvendin Kombëtar të partisë, duke treguar kështu se mbetet ende një personazh shumë i rëndësishëm për demokratët.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta