Sali Berisha zotohet për ringritjen e PD, asnjë fjalë për Bashën
“Partia Demokratike do të rikthehet me vlerat e saj konservatore, më e fortë se kurrë në 30 vite.”
Deklarata vjen nga Sali Berisha, i cili mbajti foltoren e radhës në Kamëz ku tha se me rikthimin e PD në pushtet marrëdhëniet me SHBA do të jenë “të shkëlqyera”.
Në fjalimin e tij, ndryshe nga herët e tjera, ish-kryeministri nuk e ka përmendur emrin e Lulzim Bashës por e sulmoi atë indirekt si të kapur nga Rama.
“Një opozitë e vërtetë është jetike për demokracinë dhe Shqipërinë. Një opozitë vendimet e të cilës ia marrin të tjerët nuk vjen kurrë në pushtet, është pseudo opozitë”, tha ai.
Berisha, i cili pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare në 2013 u tërhoq nga politika aktive, bëri edhe një krahasim se si ka ndryshuar pas 8 vitesh.
“Nëse më pyet dikush mua çfarë ndryshimi ka Sali Berisha i 2013 me Sali Berishën e 2021? Mund t’ju them se flejë më pak se në 2013-ën, lexoj më shumë, punoj më shumë. Ky është ndryshimi”, deklaroi Berisha.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta