Salianji: Kandidatët e PD do të mbajnë përgjegjësi për rezultatin e arritur më 25 prill

1 Korrik 2021 | 17:59

Ervin Salianji, deputet i zgjedhur për Partinë Demokratike në Qarkun e Korçës, gjatë një interviste për Euronews Albania shprehet se të gjithë kandidatët e PD për deputetë në zgjedhjet e 25 prill duhet të vlerësohen për rezultatin që kanë marrë.

Me këtë, z. Salianji iu referua votave personale por edhe rezultatit të përgjithshëm që PD ka arritur përballë Partisë Socialiste.

“Të gjithë kandidatët për deputetë duhet të vlerësohen për rezultatin që kanë pasur në zonat e veta, po padiskutim dhe rezultati përballë PS, sepse është pasur një përgjegjësi politike në raport me siglën”, deklaroi ai.

Sipas z. Salianji analiza brenda PD për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit parlamentare mbyllet më 10 korrik, për të shkuar më pas në zgjedhje për Këshillin Kombëtar më 17 korrik. Por, z. Salianji shtoi se PD nuk e ka problem meritokracinë.

“Nuk e ka PD meritokracinë si problem. Ndihem i vlerësuar për kontributin që kam dhënë ndër vite, por edhe për kontributin në Qarkun e Korçës duke marrë një numër të konsiderueshëm votash edhe personale dhe rritje për PD”, tha ai duke krahasuar diferencën mes rezultatit të 2013 dhe 2021.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026