Salianji: Kemi prioritet absolut partneritetin me SHBA, për Berishën kemi kërkuar prova

1 Korrik 2021 | 16:37

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se PD ka mbajtur qëndrim parimor lidhur me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një interviste për Euronews Albania, ai tha se “partneriteti me SHBA” është “prioritet absolut për PD”.

Gazetarja, Bruna Çifligu e pyeti z. Salianji lidhur me takimin e mbajtur mes zv. ndihmës Sekretarit të DASH, Philip Reeker dhe Lulzim Bashës ku zyrtari amerikan është shprehur se qëllimi i vizitës është lufta kundër korrupsionit por edhe përcaktimet “non grata” nga ana e SHBA dhe nëse ka pasur kërkesë për të përjashtuar z. Berisha nga grupi i PD.

“Qëndrimi i PD, është një qëndrim i qartë. Partneriteti strategjik me SHBA dhe thellimi i këtij partneriteti është prioritet absolut i PD dhe takimi i djeshëm pa diskutim që të tregon dhe vëmendjen e SHBA ndaj PD dhe si një nga partnerët më të besueshëm të SHBA”, deklaroi deputeti i zgjedhur i PD.

Pyetjes nëse PD do të mbajë të njëjtin standard siç ka vepruar në rastet kur SHBA ka shpallur persona “non grata” ish-kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako dhe deputetin, Tom Doshi, z. Salianji tha se për rastin e Dakos dhe Doshit janë paraqitur prova dhe ndaj janë kërkuar prova dhe për Berishën.

“Siç edhe kemi dëgjuar nga qëndrimi publik i ambasadores ka pasur të dhëna konkrete të çuar në prokurori për rastet në fjalë. Të njëjtin standard kemi kërkuar ashtu siç ka kërkuar edhe vete ish-kryeministri, ka kërkuar prova, ashtu siç me të drejtë një parti politike që përfaqëson gati gjysmën e shqiptarëve, ka kërkuar prova”, u shpreh z. Salianji.

Deputeti fitues në qarkun e Korçës, tha gjatë intervistës se PD do të jetë pjesë e Parlamentit të ri ndërsa përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me mazhorancën qeverisëse duke thënë se do ketë betejë në çdo front.

“Nuk ka asnjë diskutim që do të jemi në çdo formë dhe çdo front për të bërë beteja. Do të jemi në çdo aurë, brenda dhe jashtë Parlamentit. Nuk ka asnjë diskutim që do të jemi për të bërë betejë me Edi Ramën në çdo front. Jemi në fazën përmbledhëse të evidentimit para publikut të gjithçkaje që ka të bëjë me masakrën zgjedhore”, përfundoi z. Salianji.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026