Salih Mustafa para Gjykatës Speciale, nuk deklarohet për akuzat për krime lufte
Ish-drejtuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, gjatë daljes së parë para Dhomave të Specializuara në Hagë të hënën, ka zgjedhur që të mos deklarohet rreth akuzave për krime lufte që rëndojnë ndaj tij.
“Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, tha Mustafa, i cili do të mbesë në paraburgim.
Sipas rregullave të Dhomave të Specializuara, brenda një afati prej 30 ditesh duhet qe Mustafa të deklarohet i pafajshëm apo i fajshëm për akuzat ndaj tij.
Julius Von Boné, avokat i ish-drejtuesit të UÇk-së, tha se mund ta sfidojnë Gjykatën Sepciale si institucion të drejtësisë dhe mënyrën e funksionimit të saj.
Ai ka shtuar se ish-shefi i Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa, ende nuk e ka parë të plotë aktakuzën e ngritur kundër tij.
Aktakuza e konfirmuar e akuzon Mustafën për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.
Gjatë seancës publike është thënë se “ekziston dyshimi i bazuar mirë se zoti Mustafa është përgjegjës për kryerjen e këtyre krimeve”.
Mustafa u arrestua më 24 shtator në shtëpinë e tij që gjendet në periferi të Prishtinës, pasi i ishte konfirmuar aktakuza për dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale si: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Arrestimi i Mustafës ishte i pari që nga themelimi i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që njihen edhe si Gjykata Speciale, në vitin 2015.
Ndërkohë, sot pritet të dalë para gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Haradinaj u arrestua më 25 shtator në një lagje të Prishtinës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, nën dyshimet për pengim të drejtësisë.
Më 25 shtator është arrestuar edhe kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, i cili dyshohet po ashtu për pengim të drejtësisë. Arrestimi i Haradinajt dhe Gucatit ndodhi pasi kjo organizatë të cilën ata e udhëheqin, tri herë radhazi mbajti konferenca për media ku shpërndanë materiale që pretendohet se janë dokumente konfidenciale të Gjykatës Speciale.
Lexoni gjithashtu:
Hysni Gucati në Hagë, familja pret të nisë betejën ligjore me Gjykatën Speciale
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta