Samiti i G20 organizuar nga Arabia Saudite nuk ofroi fonde specifike për vaksinën anti-COVID
Liderët e ekonomive më të fuqishme në botë, gjatë samitit virtual diskutuan për mënyrën sesi do të shpërndahen vaksinat anti-COVID, ilaçet apo si do të kryhen testet në të gjithë botën në mënyrë që edhe vendet e varfra të mos lihen mënjanë, por të ndihmohen për t’u rimëkëmbur nga pandemia.
Samiti i G20 u mbyll me shqetësimin dhe thirrjet se të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të sigurohet një shpërndarje më e drejtë e vaksinave COVID-19 e sidomos për t’u ardhur në ndihmë shteteve të varfra.
Në përfundim të samitit të G20 udhëheqësit e kombeve më të fuqishëm të botës u zotuan të mos kursejnë asnjë përpjekje për të siguruar një shpërndarje të drejtë të vaksinave kundër coronavirusit.
Por komunikata përfundimtare nga samiti virtual i organizuar nga Arabia Saudite nuk ofroi fonde të reja specifike.
“Ne kemi mbështetur angazhimin tonë për të vazhduar të punojmë së bashku për t’u ringritur në sfidën e pandemisë COVID-19 në mënyrë që të mbrojmë jetën dhe ata që janë më vunerabël,” – u shpreh mbreti Salman i Arabisë Saudite.
G20, i cili përfshin SH.B.A.-në, Indinë, Kinën, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Japoninë dhe të tjera shtete, shprehu mbështetjen për përpjekjet si COVAX, një iniciativë ndërkombëtare për shpërndarjen e vaksinave COVID-19 në vendet e të gjithë botës. Por ekziston shqetësimi se marrëveshjet e drejtpërdrejta midis disa vendeve dhe kompanive farmaceutike kanë rezervuar tashmë pjesën më të madhe të furnizimit me vaksina duke lënë mënjanë vendet e varfra.
“Mendoj se gjëja më e rëndësishme tani është që COVAX, me paratë që ka, të negociojë me prodhuesit e vaksinave të mundshme, sepse ne për shembull në Bashkimin Evropian, tashmë kemi avancuar në negociata me disa prodhues të vaksinave,” – tha kancelarja gjermane Merkel.
Ekonomitë e goditura nga pandemia mbeten gjithashtu një shqetësim.
G20 ra dakord të pezullojë pagesat e borxhit për vendet më të varfra të botës deri në mes të vitit 2021 për t’i lejuar ata të përqendrojnë shpenzimet në kujdesin shëndetësor. Italia e cila do të kryesojë G20-ën e ardhshme bëri me dije pikëpamjet e saj.
“Presidenca italiane dëshiron të shoh përtej emergjencës. Ne duam të promovojmë një rikuperim të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës, elastik. Duam të vendosim të gjitha masat e nevojshme për një rindërtim më solid dhe efektiv, duke promovuar një shoqëri më të drejtë,” – sqaroi kryeministri italian, Konte.
Shpresohet që nga samiti i ardhshëm bota të ndodhet në një tjetër kthesë por siç tha shefi i një agjencie:
“Fjalët janë të shkëlqyera, por ne tashmë duhet të shohim veprime.”
Lexoni gjithashtu:
Shpërndarja e vaksinave, liderët e G20-ës zotohen se do të ndihmojnë vendet më të varfra
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut