Samiti i klimës, arrihet akordi për fondin e ‘humbjeve dhe dëmeve’
Thuajse 200 vende të botës arritën një marrëveshje historike për krijimin e një fondi për të mbështetur vendet më të prekura nga ndryshimet e klimës.
Vendet e varfra kishin insistuar prej 30 vjetësh që vendet e pasura të ndihmonin në shlyerjen e faturës për “humbjet dhe dëmet” të shkaktuara nga ngrohja globale.
Sidoqoftë, kritikët thonë se samiti COP27 në Egjipt nuk arriti aq sa duhet për reduktimin e emetimeve që shkaktojnë ndryshimet e klimës.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi se samiti nuk adresoi nevojën për një tkurrje drastike dhe theksoi se planeti ndodhet ende në “dhomën e emergjencës”.
Edhe negociatori i Mbretërisë së Bashkuar u shpreh “thellësisht i zhgënjyer” që samiti nuk shkoi dot më tej.
Marrëveshja e arritur nga COP27 ruan angazhimin për kufizimin e ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para industriale.
Kombet e Bashkuara thonë se thyerja e këtij pragu do të ekspozonte miliona persona të tjerë ndaj impakteve shkatërruese të klimës.
Por ekspertët deklarojnë se politikat aktuale e vendosin botën në një shteg që çon në rritjen e temperaturave me 2.7 gradë Celsius.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kreshnik Çollaku: Protesta e 6 dhjetorit është e gabuar, mund të prodhojë incidente
- Përplasen dy automjete në Shijak, humb jetën 40-vjeçari
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet