Përplasen dy makina në hyrje të ‘Rrugës së Kombit’, plagosen tre persona

20 Nëntor 2022 | 21:01

Një aksident ka ndodhur në dalje të autostradës Milot-Fushë Kruje në hyrje të Rrugës së Kombit.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se dy makina janë përplasur kokë më kokë, e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Mësohet se ata janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin e Laçit, ndërsa bëhet e ditur se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake të policisë, shkak i aksidentit mësohet se është bërë moti me shi dhe lagështira në rrugë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Dy vjet më parë, u nda nga jeta Ismail Kadare, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë shqipe, por edhe personaliteti që i dha...
18:58 | 01/07/2026

Mungesa e vrojtuesve ngre shqetësime për sigurinë në plazhet e Vlorës

Megjithëse sezoni turistik ka nisur zyrtarisht në Vlorë, në plazhet e qytetit vijojnë të mungojnë vrojtuesit e plazhit. Kjo situatë ka rritur shqetësimin e pushuesve,...
17:48 | 01/07/2026

Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës redukton orarin e sporteleve

Temperaturat e larta në vendin tonë, të cilat pritet të na shoqërojnë edhe gjatë muajve korrik dhe gusht, kanë sjellë ndryshime në funksionimin e disa...
17:48 | 01/07/2026