Mungesa e vrojtuesve ngre shqetësime për sigurinë në plazhet e Vlorës
Megjithëse sezoni turistik ka nisur zyrtarisht në Vlorë, në plazhet e qytetit vijojnë të mungojnë vrojtuesit e plazhit. Kjo situatë ka rritur shqetësimin e pushuesve, të cilët e konsiderojnë sigurinë në det një nga elementët më të rëndësishëm gjatë pushimeve.
Pushuesit që frekuentojnë bregdetin e Vlorës shprehen të pasigurt gjatë kohës që lahen në det. Ata theksojnë se prania e vrojtuesve është e domosdoshme, pasi mund të ndërhyjnë në kohë dhe të shpëtojnë jetë në raste emergjente.
“Tani kam filluar, kam 2 ditë, po që duhet të ketë, është e nevojshme, se këtu janë mbytur çdo vit. Unë këtu e bëj plazhin çdo vit dhe ka pasur mbytje. Është e domosdoshme. Nuk e di nga varet, kush e ka, shteti, bashkia, privati, s’e di. Ka dhe që s’dinë not, gra që s’dinë, fëmijë. Temperaturat bëjnë të vetën. Ja, këtu janë mbytur 2 vite rresht, mos gaboj, e vjet një grua aty. Vrojtuesi është i domosdoshëm”, u shpreh një pushues.
“Duhet të ketë, nuk ka jo. Këtu është mizerabël. Unë s’kam problem, po fëmijët që vijnë. Shiko ç’bëhet këtu. Çfarë turizmi është ky? Këtu jeta është kot, të humbasë një jetë në Itali, Francë bëhet name”, tha një pushues tjetër.
Në hapësirat publike të menaxhuara nga Bashkia e Vlorës është vendosur, si çdo vit, një tabelë informuese që njofton mungesën e vrojtuesve të plazhit. Ndërkohë, ngjarjet tragjike të regjistruara së fundmi në bregdet kanë rikthyer edhe një herë vëmendjen te domosdoshmëria e marrjes së masave konkrete për garantimin e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit veror.
Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës redukton orarin e sporteleve
- 19:22 Zbardhet lista e propozuar nga Berisha, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë së PD
- 19:20 Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:12 Berisha: Ky është Këshilli Kombëtar më cilësor i PD, mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re
- 19:05 Dy gra kandidate për Këshill Kombëtar, Berisha propozon emrat
- 18:58 Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
- 18:51 Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së