Samiti i kryeparlamentarëve, Sassoli: Po punojmë që integrimi i Ballkanit Perëndimor të përshpejtohet
Në ditën e dytë të samitit të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Parlamenti Europian, ku u diskutua përshpejtimi i procesit të integrimit europian për këto vende, mori pjesë edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Kryeparlamentari Ruçi theksoi se Shqipëria do të vijojë në rrugën europiane për t’u integruar në BE. Ai theksoi se qeveria shqiptare dhe institucionet i kanë kryer detyrat dhe pavarësisht vendimit të fundit nga Këshilli Europian, vendi e meriton një vendimmarrje pozitive për tryezën ndërqeveritare.
“Unë, ashtu si edhe kolegët kryeparlamentarë në këtë sallë, e kemi të qartë se vendet tona nuk kanë arritur përsosmërinë. Por arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit janë të dukshme dhe dëshiroj të përsëris edhe njëherë që tashmë performanca jonë e meriton vendim-marrjen pozitive për mbajtjen e Tryezës Ndërqeveritare sa më shpejt”, tha Ruçi.
Nga ana tjetër Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka garantuar se BE po punon për të përshpejtuar integrimin e plotë të rajonit pasi Ballkani Perëndimor është shpresë për unionin.
“Bashkimi Europian është një shpresë për Ballkanin Perëndimor, por edhe Ballkani Perëndimor është një shpresë për Bashkimin Europian”, tha Sassoli.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta