Samiti i ministrave të BE-së, Borrell: Çështja e Ballkanit do diskutohet në mbledhjen e ardhshme
Mbledhja e ministrave të jashtëm të BE-së, e cila i paraprin mbledhjes së liderëve më të rëndësishëm të Evropës në datat 25-26 mars, ashtu siç ishte parashikuar, nuk rekomandoi si një çështje në agjendë, marrjen e një vendimi për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ministrat u informuan për Ballkanin Perëndimor, në veçanti për ngjarjet e fundit dhe për mbledhjet e Këshillit të Stabilizimit dhe Asocimit si dhe vizitën e fundit në rajon të Përfaqësuesit të Veçantë të Dialogut të Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Do të kemi një diskutim më të plotë për Ballkanin Perëndimor në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave të Jashtëm. Më lejoni të theksoj që Ballkani Perëndimor ka qenë dhe vazhdon të mbetet një prioritet për Bashkimin Evropian”, tha Josep Borrell.
Samiti dy ditor i ministrave të jashtëm u përqendrua tek dhunimi i të drejtave të njeriut dhe vendosja e sanksioneve ndaj 11 individëve të shpërndarë në 6 vende.
Këshilli i ministrave të jashtëm nuk nxori konkluzione as për Turqinë, e cila do të diskutohet gjatë dy ditëve të ardhshme në samitin e Këshillit të Evropës në të cilën do të marrin pjesë liderët evropianë por edhe ministri i jashtëm turk Cavosoglu.
Shefi i politikës së jashtëm Borrell theksoi se që nga dhjetori i vitit 2020 Këshilli i Evropës ka marrë sinjale pozitive nga lidershipi turk. Megjithëse ishin ndërmarrë hapa për uljen e konfliktit në Mesdheun Lindor, procesi mbetej akoma i brishtë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut