Samiti kundër Kinës, Biden mbledh liderët e Japonisë dhe Koresë së Jugut

19 Gusht 2023 | 11:27

Takimi nuk ishte për Kinën, por Kina dominoi. Kështu tha presidenti Joe Biden lidhur me takimin trepalësh me liderët e Japonisë dhe Koresë së Jugugt.

Takimi u zhvillua në resortin veror të Camp David, i njohur për marrëveshjet historike të arritura atje.

“Ky takim nuk ishte për Kinën. Nuk ishte ky qëllimi i takimit, por atje përfundoi. Çështja e Kinës na doli përpara. Nuk është se ne nuk ndajmë shqetësimet për pozitat ekonomike dhe tensionet e shkaktuara nga Kina, por ky samit ishte për marrëdhëniet tona me njëri-tjetrin dhe thellimin e bashkëpunimit në një sërë fushash, që shkuan përtej çështjeve imediate që ngritëm”, tha Biden.

Biden vlerësoi hapur “guximin” e homologëve për të diskutuar këto çështje dhe që të tre theksuan se ky është një kapitull i ri në raportet mes tyre dhe për rajonin e Paqësorit veri-perëndimor.

Veç Kinës, treshja ra dakord të rrisë presionin ndaj Koresë së Veriut dhe të ecë me sanksionet ndaj Rusisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026