“San Sebastian”/ Një garë mes yjesh për “Guaskën e Artë” në 71 vjetorin e festivalit
Në Spanjë ka nisur sot San Sebastian film festival, një aktivitet që bënë bashkë regjisorët dhe artistët më të njohur në botë. Këtë vit në garë marrin pjesë 71 filma.
Festivali i Filmit në San Sebastian, i njohur gjithashtu si Donostia Zinemaldia, është një nga festivalet më prestigjioze të filmit në botë.
Çdo vit, festivali tërheq kineast, aktorë dhe kinefilë të njohur nga e gjithë bota. Ngjarja do të mbahet nga data 22 deri në 30 Shtator dhe përfshin një gamë e gjerë filmash, nga filmat e suksesshëm ndërkombëtarë deri te prodhimet e pavarura të shtëpive artistike.
Fytyra e këtij edicioni Havier Bardem, gjithashtu fituesi i një San Sebastian Donostia 2023 për arritjet e tij në karriere nuk do të jetë në skenë për të pranuar çmimin e tij, si pasojë e grevës në vazhdim të “US ACTORS UNION”.
Megjithatë festivali do të gëzojë një formacion mbrësëlënës prej 71 filmash, dhe do të hapet me filmin “The Boy and the Heron” të animatorit dhe regjisorit japonez Hayao Miyazaki, do të ndiqet nga “Sociaty of the Snoë” i regjisorit Juan Antonio Garcia Byona, “Perfect Days” i Wim Wenders, “Past Lives” nga Celine Song dhe shumë filma të tjerë premtues.
Një nga pikat e forta të San Sebastian është platforma e tij për kinemanë spanjolle, dhe ky edicion nuk do të bëjë përjashtim.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare