Sandër Lleshaj zbulon prapaskenat e emërimit të Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm

18 Dhjetor 2020 | 16:36

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë dorëzimit të detyrës tek ministri i ri i këtij dikaster, Bledi Çuçi pasi vlerësoi bashkëpunëtorët e tij gjatë drejtimit për dy vite të kësaj ministre tha se treguesit për sigurinë publike tregojnë se Policia e Shtetit ka pasur një transformim të madh.

“Ka qenë një udhëtim dinamik, dy vite shumë të ngarkuara së pari me ethe të mëdha politike pastaj me tektonikë dhe pandemi të fortë. Kemi ngritur kapacitete që i kanë munguar policisë. Kemi transformuar logjistikën e policisë, sot kemi një tregues të madh të  gjendjes së sigurisë publike”, tha z. Lleshaj.

Ish-ministri ndau dhe disa momente jetësore jashtë detyrës duke thënë se kryeministri i kishte besuar kur nuk e njihte dhe aq shumë personalisht, kurse për Bledi Çuçi zbuloi se e kishte marrë këtë detyrë pa e pasur si synim.

“Më ka besuar në një kohë kur nuk njiheshim mirë, më ka dhënë një besim apriori dhe unë u kam kërkuar një besim para dy vitesh kur kam ardhur këtu sepse kështu punohet. Besoj se është bërë një përzgjedhje e madhe me pasardhësin pasi është një brengë e madhe kush t’ia dorëzosh çelësin. Unë kam dorëzuar shpesh herë çelës gjatë karrierës sime dhe këtë e kam pas merak kujt t’ia dorëzoj.

Në qoftë se pasardhësi do të vinte në këtë post pa dëshirën e tij dhe nuk është ndonjë person që vdes për të t’u bërë ministër, punët do t’i shkojnë mirë. Në qoftë se ai që vjen nuk vjen me ndonjë etje të madhe për t’u bërë ministër, vetëm ky parakusht mjafton për të bërë punë të mirë. E kam kontrolluar që ka ardhur pa dëshirë e tij nuk ka pasur ndonjë plan për të ardhur ndërsa po qe se do të ishte ndonjë person që do të vinte si rezultat i ndonjë lufte të madhe jetike për t’u bërë Ministër i Brendshëm atij s’do t’i jepja këshillë se sido qoftë po keq do t’i shkonin punët”, u shpreh z. Lleshaj.

Në përfundim të fjalës, kryeministri Edi Rama ndërhyri duke thënë se, emërimi Çuçit si ministër i Brendshëm kishte ardhur dhe pa dijeninë e vetë Çuçit. “Ka ardhur pa dijeninë e tij dhe nuk ka pas as mundësi ta thotë se sa dëshirë e ka (postin)”, tha z. Rama duke konfirmuar konstatimin e bërë nga ish-ministri i Brendshëm.

 

Lexoni gjithashtu:

Rama: Vrasja e Klodianit tronditëse, do dilja në protestë nëse s’do kisha këtë pozicion

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026