Sanksionet ndaj Rusisë, Bullgaria vendos “vijën e kuqe”: Nuk lejojmë dëmtimin e ekonomisë sonë

18 Qershor 2026 | 16:06

Kryeministri i Bullgarisë të enjten vendosi një vijë të kuqe kundër sanksioneve ndaj Rusisë që do të dëmtonin ekonominë e vendit të tij.

 “Ne nuk do të lejojmë sanksione kundër Rusisë që ndikojnë negativisht në ekonominë bullgare”, u tha Rumen Radev gazetarëve në Sofje.

Komentet e tij erdhën një ditë pasi Ministrja e Jashtme Velislava Petrova tha se Sofja nuk do të mbështeste sanksionet kundër Patriarkut Kirill të Moskës.

Radev tha se qëndrimi i Bullgarisë në samitin e Këshillit Evropian të kësaj jave në Bruksel do të vendoset pas konsultimeve me kolegët.

Ai gjithashtu vuri në pikëpyetje efektivitetin e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022, duke thënë: Është koha të vlerësojmë se si sanksionet kundër Rusisë kanë kontribuar në arritjen e paqes në Ukrainë.

Lidhur me propozimet për sanksione ndaj Kirill, Radev tha se konflikti ishte zgjeruar përtej fushëbetejës në sfera të tjera, përfshirë fenë.

Ai shtoi se shqetësimi i tij nuk është personalisht me patriarkun, por me milia besimtarë që i përkasin Kishës Ortodokse Ruse.

I pyetur në lidhje me një sulm rus në manastirin Pechersk Lavra në Kiev, Radev tha se dënon “çdo sulm ndaj vendeve civile”.

Udhëheqësit e BE-së do të takohen në Bruksel të enjten dhe të premten për të diskutuar mbi konkurrueshmërinë, buxhetin afatgjatë të bllokut, Ukrainën, Lindjen e Mesme, migracionin dhe çështje të tjera, sipas Këshillit Evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë

Vetëm 14 anije, gjysma e të cilave ishin tregtare dhe valëvitnin flamurin iranian, kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit të dielën, sipas kompanisë së gjurmimit të anijeve Kpler....
22:24 | 13/07/2026

Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit

Franca dhe Ukraina kanë arritur një “udhërrëfyes” që parashikon blerjen, në emër të Kievit, të 16 avionëve luftarakë Rafale dhe armatimit të tyre, me të...
21:57 | 13/07/2026

Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat

Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump u ka dorëzuar prokurorëve të Minneapolis provat që kishte mbajtur të fshehura mbi vrasjet nga agjentët e imigracionit...
21:46 | 13/07/2026