Scholz: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi të përshpejtohet

3 Nëntor 2022 | 10:27

Dialogu Kosovë-Serbi është shumë i nevojshëm për të pasur stabilitet në Ballkanin Perëndimor, mes qytetarëve por edhe drejt udhës në BE.

Kështu deklaroi kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz në Samitin e Procesit të Berlinit, teksa foli edhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Scholz u shpreh se nevoja për të lënë pas konfliktet e së shkuarës është kyç për stabilitetin dhe për ruajtjen e vlerave të Bashkimit Evropian.

‘Zonja dhe zotërinj, jemi mbledhur këtu sot për të nënshkruar këto marrëveshje në formë urgjente, nxitur nga lufta brutale e Rusisë ndaj Ukrainës. Dhe jemi mbledhur këtu për të siguruar sigurinë dhe mbrojtjen e vlerave të Bashkimit Evropian. Është koha që t’u japim fund luftërave dhe konflikteve që kanë vijuar ndër vite, të cilat pengojnë gjithashtu edhe në rrugën e drejt BE-së.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet, pra le ta bëjmë. Qytetarët e Ballkanit Perëndimor mund të mbështeten te Gjermania dhe ata mund të mbështeten në “Procesin e Berlinit” që të vijojnë suportin ndaj tyre. Vetëm bashkë, do punojmë për Bashkimin evropian. Vetëm së bashku mund t’i mbrojmë vlerat e Bashkimit Evropian dhe shtetin e së drejtës. Dhe vetëm bashkë, ne mund t’i bëjmë ballë risqeve që mund të përballet kontinenti ynë dhe i gjithë globi.’- tha Scholz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026