Schumacher i ri nuk debuton, moti anulon provat e para në Gjermani
Duhet të presim ende për të parë një Schumacher të garojë në pistën e Formula 1. Koha e keqe në Gjermani i ka mohuar debutimin në provën e parë të Mick Shumaker, djalit të legjendës Majkëll Schumacher. 21-vjeçari duhet të zëvendësojë në makinën e Alfa Romeos Antonio Giovinazzi.
Organizatoret bënë përpjekjet maksimale që provat të zhvilloheshin, por moti i keq e bëri të pamundur që djali i shtatë herë kampionit të Formula 1 të zbriste në pistë, për të regjistruar dhe një herë mbiemrin Shumaker në një provë zyrtare të Formula 1. Debutimi i Mick Schumacher kishte ngjallur interesin e të gjithë mediave në mbarë botën.
Një fundjavë aspak mirë për Formula 1, pasi në skuadrën e Mercedes është zhvilluar rasti i parë me coronavirus dhe dy pilotët Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas duhet të jenë shumë të kujdesshëm për të evituar infektimin, pasi mund të ishte një problem jo i vogël nëse do të humbnin ndonjë prej garave. Hamilton edhe këtë javë do të provojë që të arrijë rekordin e legjendës Majkëll Shumaker me 91 sukses në garat e F1, diçka që nuk mundi ta realizonte në garën e fundit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta