“Së shpejti mund të takoj Trump në SHBA”- Erdogan flet për Gazën dhe Sirinë

22 Maj 2025 | 15:33

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka lënë të hapur mundësinë për një vizitë të afërt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me synimin për t’u takuar personalisht me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Ndoshta mund të udhëtoj për në SHBA. Mendoj se do të kemi shans për t’u takuar ballë për ballë z.Trumpin”, tha presidenti turk.

Deklarata u bë gjatë një bisede me gazetarët që e shoqëronin në fluturimin e kthimit nga Hungaria, pas pjesëmarrjes në një samit joformal të Organizatës së Shteteve Turke të mbajtur në Budapest.

Në këtë intervistë, Erdogan preku një sërë çështjesh të rëndësishme në politikën e jashtme, duke përfshirë situatën në Siri, zhvillimet në Rripin e Gazës dhe marrëdhëniet me SHBA-në. Ai përshëndeti vendimin për lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Sirisë dhe e cilësoi këtë si një hap pozitiv drejt stabilitetit në rajon.

Lidhur me integrimin e YPG-së, degës siriane të grupit terrorist PKK, në kuadrin e ri sirian, ai tha se Turqia po e monitoron nga afër situatën. “Është thelbësore që qeveria e Damaskut të mbetet e përqendruar në këtë”, shtoi ai.

Lidhur me luftën në Gaza, Erdoğan tha se Izraeli po izolohet gjithnjë e më shumë në skenën botërore për shkak të veprimeve të tij dhe vuri në dukje atë që ai e quajti një “zgjim në rritje” në Evropë kundër veprimeve izraelite – megjithëse vuri në dukje se një ndryshim i tillë ka ardhur vonë.

“Historia do t’i mbajë përgjegjës ata që dështuan në provimin e Gazës. Turqia ka qëndruar fort në anën e njerëzisë dhe dinjitetit njerëzor dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha ai.

Ai e përshkroi krizën në Gaza si më shumë sesa një katastrofë humanitare, duke e quajtur atë “një provë të sinqeritetit të sistemit ndërkombëtar” në të cilën institucionet perëndimore kanë dështuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026